Lili nderohet me çmimin e arritjes globale për autizmin (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Qendra boterore "Autism Speaks" i ka akorduar bashkëshortes së ish-kryeministrit Sali Berisha çmimin Bob dhe Suzanne Wight per Arritjen Globale per Autizmin. Ne kete ceremoni ku moren pjese zonja Ban Suun-taek bashkeshorte e sekretarit te pergjitheshem te OKB Ban Ki-moon dhe personalitete te shquara nga mbare bota, çmimi ju dorezua Liri Berishës nga themeluesit e Autism Speaks, Bob dhe Suzanne Wight, te cilet vleresuan shume punen saj ne kete fushe.

"Lili vite me pare u nda me dhimbje dhe brenge te vertete nga puna me vetemohim qe kishte bere per 37 vite me rradhe ne kujdesin dhe mjekimin e femijeve. Por kjo ishte nje ndarje fare e shkurter. Ajo shpejte do kthehej serish tek femijet. Por kesaj radhe jo me ne fushen e eksperiences se vet 37 vjeçare, por me nje fillim te ri ne fushen problemit ndofta me te veshtire, me te dhimbshem, me te panjohur, me te heshtur dhe me te braktisur te femijeve te ketij vendi, ne ate te autizmit." shkruan Berisha ne profilin e tij ne facebook duke ndare kete lajm me ndjekesit e tij.


Me tej Berisha shprehet se ky çmim eshte nje mirenjohje dhe vleresim i larte per Lilin dhe ekipin e saj, donatoret dhe heroiken e vertete te nenave, baballareve te femijeve autik dhe vet ketyre te fundit, me te cilet ajo punon keto vite. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori