Liht: Negociatat pas mendimit te GJND-se?
Albeu.com
Kryetarja e këshillit për politikë të jashtme të MPJ të Serbisë, Sonja Liht ka vlerësuar sonte se “negociatat serioze” ndërmjet Beogradit e Prishtinës nuk do të ndodhin para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me pavarësinë e shpallur të Kosovës.
Në një emision të TV B92, Liht ka thënë se “është e qartë se ato bisedime janë shumë të nevojshme” dha ka shfaqur shpresën “njëfarë dialogu megjithatë do të ketë” por pas mendimit të GJND-së.

Ajo po ashtu ka vlerësuar se në tubimet çfarë është ai i ardhshmi rajonal në Sarajevë më 2 qershor Serbia do të duhej të marrë pjesë, ngase në të kundërtën rrezikon të jetë e izoluar, “gjë që tashmë një herë e ka provuar”.

Lidhur me kritikat e opozitës se me shkuarjen në atë takim në mënyrë indirekte njihet pavarësia e Kosovës, ajo ka theksuar se krahas përfaqësuesve të Kosovës do të jetë edhe përfaqësuesi i UNMIK-ut dhe se i vetmi dallim është që para pjesëmarrësve nuk do të shkruajë emri i shteteve nga vijnë ata.
Shtuar më 13/05/2010, ora 22:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori