Lihet në qeli ish-deputeti Balliu
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e burgut. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në komisariatin numër 6.

Balliu së bashku me 5 banorë të Astirit u shoqëruan në polici gjatë ditës së sotme pas përplasjes me uniformat blu te Unaza e Re, në tentativë për ti bllokuar rrugën Kryeministrit që po inspektonte një fabrikë në atë zonë.

orët e pasdites u liruan 4 nga protestuesit. Veç Balliut në komisariat mbahet edhe Elton Skënderi.

Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët por edhe ish-deputetë të PD-së.
Shtuar më 07/05/2019, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori