4 shoferë mundohen të korruptojnë policin por e pësojnë, momenti kur arrestohen drejtuesit e mjeteve (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës vijojn kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Gjatë kontrolleve parandaluese është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkepunim dhe “Pjesemarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i përkohshëm i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. F.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit K. G. dhe L. H., dhe E. G., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./albeu.com