Lihet në burg babai i Daniel Pepajt që vrau dy kushërinjtë për parcelën e drogës
Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg
Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepajt, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement
Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe.
Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në
kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit të Danjel
Pepaj që ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia.
Gjykata e shkallës së parë e la me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin
Rrok Pepaj ndërsa të njëjtën masë siguria dha edhe gjykata e apelit në Shkodër.
I vetmi ndryshim është se apeli ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e
Rrok Pepaj ndërsa masën e sigurisë ndaj tij nuk e ka ndryshuar. Në sallën e gjyqit mësohet se
Rrok Pepaj ashtu si në shkallën e parë edhe tek apeli ka mohuar se ai ka lidhje me
kultivimin e kanabis sativa.
“Unë nuk kam asnjë lidhje me
kultivimin e kanabisit. Nuk kam patur asnjë dijeni për parcelën dhe nuk e di nëse është e djalit tim apo jo sepse nuk më ka thënë asgjë. Unë nuk e di as sot se ku e kam djalin tim dhe për më tepër nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur. Nuk kam patur asnjë informacion as gjatë atyre ditëve dhe as tani më mbrapa.
Unë nuk kam komunikuar me djalin tim as ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe as më pas dhe nuk kam asnjë informacion për të nëse është i gjallë apo i vdekur. Unë kam dalë bashkë me policinë për të kërkuar për viktimat sepse flitej se mund të ishin vrarë. Parcelën e drogës dhe viktimat afër saj i ka gjetur policia dhe më pas mua më kanë thënë policia se parcela është e jotja dhe se jam bashkëpunëtor në
kultivimin e kanabisit por në fakt unë nuk kam asnjë lidhje me kanabisin. Unë kam kërkuar bashkë me policinë por pa e ditur se ku mund të ishin trupat ose parcela, thjeshtë kam dalë për të kërkuar bashkë me policinë për të parë se çfarë mund të kishte ndodhur”, ka deklaruar
Rrok Pepaj përpara gjykatës së apelit.
Shtuar më 06/11/2020,
ora 13:20