E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Lihet në burg 29 vjeçari që vrau të dashurën në Kuçovë
"Arrest me burg" është masa e dhënë nga gjykata për Klaus Sakollin, i cili pak ditë më parë vrau të dashurën në Kuçovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 13 janar në qytetin e Kuçovës, ku një 29 vjeçar vrau me armë zjarri të dashurën e tij dhe plagosi brenda në banesë vëllanë e saj.

Raportohet se në gjykatë Sakolli ka pranuar autorësinë e krimit. “Lidhja jonë nuk pranohej nga prindërit e vajzës. Unë dhe vajza duheshim, për të erdha nga jashtë.

Kisha disa ditë që debatoja me Denisën dhe nuk më hapte telefonin”, ka thënë ai në bankën e të akuzuarit. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2015, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori