Lihet në burg 25-vjeçari që shkaktoi aksidentin me 7 të plagosur në Shkodër
Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Kristian Vasa, 25 vjeç.

Ai u burgos pasi përplasi me makinë një tjetër mjet, duke plagosur 7 persona, në Shkodër.

25-vjeçari ka qenë drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshirë në aksidentin e ndodhur me 24 qershor të këtij viti në fshatin Rrenc të njësisë Guri Zi.

Në atë përplasje u përfshinë në total 7 persona, 5 nga familja Ndreka banues në Juban dhe 2 të tjerë në mjetin tjetër të drejtuar nga 25 vjeçari.

Gjykata vendosi “arrest me burg” për të. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2018, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori