Ligori: Në 8 mars, protestë për viktimat e pafajshme
Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzat ndaj qeverisë ndërsa i ka bërë thirrje të gjitha grave të marrin pjesë në protestën e 8 marsit. Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Shegushe Ligori duke akuzuar kryeministrin Berisha për tragjedinë e Gërdecit dhe për vrasjen e 4 demonstruesve në 21 janar theksoi se për të dyja ngjarjet mungojnë organizatorët e vërtetë.


“Në procesin e Gërdecit mungojnë organizatorët që janë kryeministri Sali, një familjar i Saliut që po vijon të pasurohet, një sekser i Saliut ndërsa procesi i 21 janarit po zhvillohet nën një klimë të lartë presioni” theksoi Ligori.

Ajo gjithashtu theksoi se tashmë nga krimet e rënda të pushtetit numërohen 30 viktima prandaj në 8 mars do të protestohet edhe për viktimat e pafajshme.
Shtuar më 06/03/2011, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori