Ligji për simbolet kombëtare në Mal të Zi: Ja ku do të përdoret flamuri kuqezi!
Qeveria malazeze ka aprovuar ligjin për përdorimin e simboleve shqiptare si flamujt, himnet dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi do të përdorë tashmë flamurin kombëtar shqiptar me shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq.
Si stemë do të ketë shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.

28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Si rrjedhojë e miratimit të këtij ligji, Këshilli Kombëtar Kroat në Mal të Zi do të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë.

Gjithashtu, Këshilli i Romëve në Mal të Zi, ka vendosur të përdorë flamurin kaltër e gjelbër të miratuar në vitin 1971.

Përdorimi i simboleve etnike në Mal të Zi është shndërruar shpesh herë në një mollë sherri mes autoriteteve dhe përfaqësuesve të minoriteteve. Probleme të mëdha ka edhe me përdorimin e simboleve shqiptare
Shtuar më 28/09/2020, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori