Ligji per SHISH-in, Topi: Mbetem luajal i parimeve te NATO-s
Albeu.com
"Nuk paragjykoj vendimet e Kuvendit dhe presidenti flet pasi realizohet komunikimi zyrtar mes Presidencës dhe Parlamentit por unë mbetem luajal ndaj Aleancës së Atlantikut.
Kështu i është përgjigjur presidenti Topi interesimit të mediave se do ta dekretonte ligjin për SHISH-in nëse ai do të miratohej në Kuvend.

Ndërsa i përket çështjes së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, Topi iu tha gazetarëve se do të propozohen emra të rinj dhe jo vetëm për kryetarin.

"Fillimi i sesionit do të sjellë edhe emra të rinj jo vetëm për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese por edhe për antarët e tjerë të kësaj gjykate" përfundoi Topi.
Shtuar më 24/07/2010, ora 12:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori