Ligji për Shërbimin Civil duhet ndryshuar
Pëlqej
Komisioni Europian e vlerëson si të nevojshëm aktin normativ të qeverisë për Ligjin për Shërbimin Civil duke e konsideruar vendimin e qeverisë si një zgjidhje thjesht teknike në pritje të miratimit të akteve nënligjore që mungonin.

“Siç e kuptojmë qeveria ndërmori dje hapa për të shmangur boshllëkun ligjor që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të pandryshuar. Pra amendimi teknik që u mor dje është thjesht teknik dhe nga pikëpamja jonë këtu nuk ka ndonjë çështje. Rëndësia e këtij ligji mbetet e njëjtë dhe ai do të zbatohet pasi të kenë hyrë në fuqi aktet nënligjore. Ky problem teknik u zgjidh nga vendimi i djeshëm teknik i qeverisë”, deklaroi Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule.

Komisioni mirëpret përdorimin e ligjit të vitit 1999 për shmangjen e boshllëkut ligjor në ato pjesë të ligjit ku pritet të bëhen ndryshimet e nevojshme. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori