Ligji për Nëpunësin Civil, Basha: Rama, thikë konsensusit
Opozita do të shpalosë nesër në Kuvendin e Shqipërisë qëndrimin që do të mbajë në lidhje me shtyrjen e ligjit për Nëpunësin Civil. Në një konferencë për shtyp pas takimit me aleatët, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se përballë gjuhës së arbitraritetit të Ramës, opozita do të tregojë me fakte, durim e argumente ‘bëmat’ që sapo kanë nisur të kësaj qeverie.



“Ne do flasim me qytetarët, me durim, fakte, argumente do tu tregojmë qytetarëve dhe partnerëve tanë të huaj bëmat që sapo kanë nisur të kësaj qeverie, të qeverisë së zhbërjes që ka mashtruar publikun për ti marrë votat me gjoja rilindje por ka ardhur për të zhbërë e sunduar. Ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë parmbrëmë, ai i ka ngulur thikën konsensusit, një vlere që ndërkombëtarët dhe qytetarët e kërkojnë prej vitesh, erdhi ky dhe e zhbëri, nuk e dha konsensusin kur duhet ta jepte dhe vendi humbi satusin për kapriciot e tij, e dha pas pilafit, për ti bërë qejfin aleatit të ri dhe për ti hedhur hi syve publikut për votat. I them Ramës e Metës se legjitimiteti nuk mbrohet as me blerje e as me manipulime votash” tha Basha.


Qeveria vendosi të hënën për shtyrjen me 6-muaj të hyrjes në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil, ligj i miratuar më 30 maj në Kuvend me konsensusin e të gjitha partive politike. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2013, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori