Ligji për INSTAT, Balla: Po shfarosni pavarësinë institucionale
Diskutimet për projektligjin “Për statistikat zyrtare” ka sjellë debate mes maxhorancës dhe opozitës në seancën e sotme parlamentare. Deputeti i partisë Socialiste Taulant Balla akuzoi maxhorancën se nuk po rrespekton rekomandimet e Bashkimit Europian.

“Ky ligj shfaros pavarësinë institucionale dhe shkon në krah të kundërt me atë çfarë ka kërkuar Bashkimi Evropian. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë në progres raportin e vitit 2011 ku thuhet se dispozitat që lidhen me rolin e INSTAT-it janë të pamjaftueshme. Ligji nuk siguron përfaqësim të gjërë të përdoruesve të statistikave zyrtare në Këshillin që nuk dihet se nga kush përbëhet. Pavarësia profesionale e INSTAT nuk është adresuar sa duhet në ligj dhe duhen bërë përpjekje për këtë”, theksoi Balla.

Ndërsa gjatë kësaj seance është debatuar edhe mbi projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori