Ligji për Gjykatën e Lartë, PS: Mazhoranca të bëjë detyrat e saj
Komisioni i Ligjeve
Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka sqaruar në Komisionin e Ligjeve mungesën e opozitës në mbledhjen e kaluar. Arsyeja sipas tij ishte axhenda politike që kjo parti kishte ndërsa ai i është përgjigjur edhe akuzave të mazhorancës se po bllokon ligjin për Gjykatën e Lartë duke theksuar se është kjo e fundit që nuk i ka plotësuar detyrat e saj për integrimin.

"Mazhoranca të bëjë detyrat e saj. Opozita nuk po bllokon, ky nuk është integrim por spekulim. Ne kemi një marrëveshje në fuksion të integrimit që është reforma parlamentare e cila akoma nuk ka nisur të shqyrtohet” ka shtuar Xhafaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori