Dogjën flamurin e Serbisë, gjykata merr vendim për dy protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy protestuesit e arrestuar në protestën e Sali Berishës për djegien e flamujve serbë.

Astrit Cara dhe Besnik Balani akuzohen për “Nxitje të urrejtjes” dhe “Poshtërim i Republikës dhe i simboleve të saj”.

E pranishme në gjykatë ishte edhe deputetja demokrate, e cila ishte në protestë të hënën, pjesë e grupit të Berishës, Albana Vokshi.

Kjo e fundit, pas vendimit foli për mediat.

“Qëndrimin e gjykatës e përshëndesim, por arrestimi është i paligjshëm, nuk ka prova për arrestimin e dy qytetarëve. Hetimi të jetë objektiv dhe të mos marrin urdhra nga Rama.

Të dy qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar nga PD-ja e rithemeluar kanë shprehur me anë të gjestit të tyre, protestën ndaj mini-shengenit dhe planet famëkeqe të Ramës. Shqiptarëve të Preshevës s’u lejohet përdorimi i flamujve shqiptarë dhe analistë të Kosovës merren në pyetje nga sigurimi serb, Edi Rama arreston protestuesit” tha Vokshi./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 11:22