Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, zhvillon një takim me kryeprokuroren Ina Rama, ku është diskutuar rreth projektligjit për Prokurorinë.
Lajmi për takimin është konfirmuar nga institucioni që drejton Alibeaj, ndërkohë që nuk jepen detaje mbi bisedën e dy zyrtarëve të lartë.
Por duke iu referuar burimeve konfidenciale, Top News, bën të ditur se Alibeaj dhe Ina Rama, diskutuan për ligjin e prokurorisë.
Dy bashkëbiseduesit ndajnë mendime të ndryshme mbi imunitetin e prokurorit. (TopChannel)
Shtuar më 06/09/2008,
ora 03:15