Ngacmimi seksual në punë, nuk parashikohet si vepër
penale nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Edhe pse raportet e organizatave shqiptare tregojnë se
ngacmimi seksual në Shqipëri është mjaft i përhapur, nuk ka një ligj që ta dënojë, apo më saktë, sipas legjislacionit shqiptar nuk përbën vepër
penale të dënueshme.
Organizata jo qeveritare ne Shqiperi pershkruajne si me te prekura nga ngacmimet ne
pune femrat ne moshe te re, ato beqare apo te divorcuara. Por për momentin
ngacmimi seksual pëfshihet si vepër e turpshme vetëm ndaj të miturve që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç.
Prokurorja Marjeta Zaimi shprehet, për Top Channel se ne organin e akuzës në Tiranë nuk ka asnjë denoncim për këtë fenomen, aq më tepër që kjo gjë nuk është e parashikuar në legjislacion.
Prokurorja shprehet se kohët e fundit po debatohet dhe ka diskutime për ndryshimin e Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2011,
ora 19:20