Zelensky bën deklaratën e fortë: Dyshoj se Putini është gjallë

Përpos thirrjes për më shumë armë dhe mbështetje nga Perëndimi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, bëri një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij me videomesazh në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Zelensky shprehu dyshime nëse presidenti rus, Vladimir Putin është vërtetë gjallë, ose jo.

“Unë nuk e kuptoj saktësisht se me kë flas dhe për çfarë. Nuk jam i sigurt se Putini është presidenti i Rusisë. Nuk e kuptoj fare nëse ai është gjallë dhe kush i merr vendimet. Nuk e kuptoj saktësisht se me kë kemi të bëjmë”, tha Zelensky.

Mënjëherë pas deklaratës së Zelenskyt, erdhi përgjigja nga Rusia. Kremlini u përgjigj duke vënë në dukje se ashtu sikur se Putini edhe Rusia janë “gjallë”.

“Është e qartë se Rusia dhe Putin janë një problem i madh për Ukrainën e sotme dhe për Zelenskyn. Dhe është e qartë se nga një këndvështrim thjesht psikologjik, Zelensky do të preferonte që ashtu si Rusia edhe Putini të mos ekzistonin”, tha Dmitry Peskov./albeu.com/ 


Shtuar 19.01.2023 15:50