Ligji: Kazinotë larg kishave e xhamive
Brenda 6 muajve të gjithë ato subjekte të cilat ushtrojnë veprimtarine e lojrave të fatit në ambjente pranë shkollave, kishave e xhamive, spitaleve e ambulancave si dhe pranë bankave duhet të shpërngulen, në të kundërt do t'u hiqet licenca. Përmes disa ndryshimeve në Ligjin për Lojërat e Fatit, qeveria ndalon ndërtimin e apo marrjen me qira të ambienteve për këtë lloj veprimtarie.


"Ndalohet ndërtimi/marrja me qira e mjediseve, me fushë veprimtarie lojëra fati, të ekspozuara pranë institucioneve fetare, arsimore e shëndetësore dhe institucioneve bankare. Brenda një periudhe 6-mujore nga hyrja në fuqi e këtij ligji, subjektet që ushtrojnë veprimtarinë pranë këtyre institucioneve, duhet të marrin masat për ndryshimin e vendndodhjes. Në rast se brenda kësaj periudhe subjektet nuk kanë ndryshuar vendndodhje, NJMLF-ja procedon me heqjen e lejes së ushtrimit të aktivitetit", përcakton ligji i ri, i cili hyn në fuqi më 1 qershor të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori