Ligji i ri/ Rama detyron ndërtuesit të kalojnë 3% të fondeve për familjet në nevojë
Gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama u shpreh se të gjithë ndërtuesit do të duhet të japin 3% të ndërtimeve apo të fondeve të tyre për qytetarët e pastrehë.

Sipas tij, është në dëshirën e ndërtuesve ta japin këtë kontribut në formë monetare ose materiale.

“3% çdo ndërtuyes do ta kalojë për nevoja sociale, ose në fond, ose duke garantuar apartamente sipas kritereve për familjet në nevojë. Në Tiranë janë 15 mijë metra katrorë që ndërtuesit iu detyrohen familjeve.

Nëse duan të japin lekët jemi shumë ok. Por ne nuk mund të presim që të mbarojnë ndërtimet e tyre për të marrë 3% e tyre. Iu kërkon që 3% të sipërfaqes që iu takon për bizneset e tyre ta vënë në dispozicion për nevojat sociale”, u shpreh Edi Rama.

Shtuar më 09/12/2019, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori