Ligji i ri, qytetarë do informohen direkt për pagat e deputetëve dhe të gjyqtarëve
Zyrtarët e lartë nuk do të kenë mundësi që të ruajnë të fshehtë pagën që ata marrin nga shteti. Përmes ligjit të ri për të Drejtën e Informimit të paraqitur në Kuvend nga qeveria, propozohet që çdo qytetar ka të drejtë që të informohet për pagën ezyrtarëve që kanë detyrimin për të bërë deklarimin e pasurisë tek ILDKP pa pasur nevojë për të bërë kërkesë paraprake.Pra përmes këtij ligji të ri, qytetarët do të informohen direkt për pagat e deputetëve, të gjyqtarëve apo prokurorëve.

Sipas projektligjit të ri, qytetarët do të kenë mudnësi q ëtë marrin informacione pa bërë kërkesë lidhur me të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime. Gjithashtu qytetarët do të kenë mundësi q ëtë marrin të dhëna për mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit.

Gjithashtu në projektligjin e ri është ulur edhe koha e marrjes së informacionit. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një
autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2014, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori