Po eksploronin alpet mes Thethit dhe Valbonës, turistët e huaj bien në greminë, dëmtohen rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Dy turistë gjermanë kanë rënë në një greminë dhe janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjermanë, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor./albeu.com


Shtuar 10.05.2022 13:30