Kuvendi miraton ligjin e AIM-së
Kuvendi i Shqipërisë
Update- Me 68 vota pro dhe 50 kuvendi ka miratuar ligjin për "Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes".


11:27 -Shqyrtimi i projektligjit “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes” dhe disa ndryshime në ligjin “Për përgjimin e komunikimeve” është shoqëruar me debate në seancën e sotme parlamentare.


Deputeti i PS-së Taulant Balla akuzoi ministrinë e Mbrojtjes prej muajsh ky institucion është vënë në shërbim të kryeminsitrit.


“Në këtë seancë pr/ligji është po aq e dyshimtë sa sjellja e kësaj qeverie për ngritjen e institucionit, që ka të njëjtat problemet, por problemet e vjetra përpiqet ti mbulojë me ngritjen e një projektligji. Prej muaj ky institucion është vënë në shërbim të kryeminsitrit. Pr/ligji është një përjekje e Arben Imamit për të fshehur urdhërat, nga dy cështje: 1. Përgjimi i opozitës dhe ambasdorëve. 2. Armatimi antikushtetuesi shërbimit informativ. Synohet që përmes këtij projektlifggji të mbrohet me ligj kontrolli parlamentar i këtij institucioni. Synohet që drejtori që do zgjidhet në detyrë ti jepet një mandat kushtetues, në mënyrë që qeveria e ardhshme të mos ketë asnjë mënyrë të kryejë një funksion normal të këtë institucion” theksoi Balla.


Ndërsa ministri Imami i ka cilësuar akuzat e opozitës si
shpifje.


“Vazhdon shpifja e opozitës se ministria e mbrojtjes përgjon opozitën dhe ambasadat. Unë dua t`ju them se nuk jemi në kohën e Traktatit të Varshavës. Përgjime të kësaj natyre nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen ndonjëherë. Ky ligj i ri është përmbyllja e një reforme” tha Imami. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2012, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori