Ligji i ri i medias
nga Dr. Ndriçim Çiroka -

Ne te vertete eshte nje teme dhe nje vije shume e ndjeshme dhe e rendesishme per nje shtet demokratik.

Per te garantuar demokracine nje qeveri nje shtet duhet minimalisht te siguroje lirine e fjales dhe te medias.

Karakteristikat dalluese mes shteteve demokratike dhe qeverive diktatoriale eshte mungesa e lirise se fjales dhe shtypit te lire. Kujtojme Shqiperine e Enver Hoxhes kur burgoste dhe internonte nen ligjin agjitacion dhe propogande, qofte edhe me nje pakenaqesi te vogel te nje shtetasi kur ankohej per cilesine e bukes apo te ushqimit ne dyqan, ose ankohej per mungesen e ushqimit. Sot kem i raste konkrete ne bote ku disa qeveri po aplikojne thuajse te njejten metode si te Enverit.

Erdogani arrestoi me qindra gazetare vetem pse mendonin ndryshe, mbylli mbi 50 gazeta radio dhe televiozione ne Turqi vetem pse mendonin ndryshe, arrestoi disa mijera vete pse shprehen pa kenaqesi ndaj qeverisjes se tij.

Nese dhe ne Shqiperi ndryshimi i ligjit te medias do aplikohet i ngjashem duhet te mendojme sic shkruan Blendi Fevziu kur shkruan “kush po i kthen ligjet e diktatures”:

Ne rastin konkret nese behet fjale per rastet kur nje trup gjykues fillon hetimin serioz te ndonje grupi criminal, te nje krimi te organizuar kur perfshimen pushtetare te larte.dhe ne keto kushte nen logon liria e fjales cenohet hetimi, kur nje kartel mediatik shqiptar i rrezikuar nga ky hetim fillon sulmin ndaj ketyre instancave te drejtesise duke i kercenuar me forma te ndryshme,duke prekur identitein public pa asnje prove dhe baze.
Duke publikuar ceshtje dhe aspekte nga jete e tyre familjare dhe private, duke duke publikuar femijet dhe bashkeshortet e tyre ne jeten e lire private atehere ceshtja ndryshon.

Ne dijme me dhjetra raste kur presioni i medias ushtrohet ndaj pushtetare per benefite te ndryshme, kur presioni nuk ka te ndalur derisa perfitohen tender ate majme.

Jo rralle jane media me ndikim ne Shqiperi jane lakuar per ceshtje te gjashme, per te mos thene se pak media mund te mos jene te perfshira dhe te perfolura ne debate dhe problem te tilla.

Perfundimisht dicka duhet patur parasysh qe ligji ka nevoje per ndryshim kjo eshte e padiskutushme, por nga ana tjeter qe duhet bere kujdes nga pushteti i tepruar i qeverive abuzuese edhe kjo eshte e padiskutueshme.

Ligji duhet shtruar mire dhe i detajuar me nene dhe nen nene, me vullnetin e mire larg kthetrave te pushtetit dictatorial.
Duke shpresuar qe AMA do angazhohet seriozisht ne kete ceshtje ashtu sic dhe grupimet mediatike ne Shqiperi.

Uroj qe komisioni i ligjeve me aktoret pozite dhe opozite te bejne mire punen e vet sepse vjen nje dite qe i vjen rradha cdo kujt te bjeri ne kurthen e pergatitur me duart e veta.
Shtuar më 01/09/2016, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori