Milan po planifikon seriozisht për transferimin e lojtarit të Real Madrid

Marco Asensio është një opsion i fortë për Milanin në sezonin e ardhshëm.

Këtë gjë e ka bërë të ditur “Sportmediaset”, i cili tregon se ka një samit të organizuar ditët e fundit mes shoqëruesve të sulmuesit spanjoll dhe klubit italian. Asensio ka edhe një vit kontratë me Real Madridin dhe Milan tashmë e ka bërë propozimin e tij.

“Interesi i Milanit është një krenari, e ardhmja në Milan është një opsion, ka edhe oferta nga disa klube angleze duke përfshirë Arsenalin, ne jemi të gatshëm të vlerësojmë çdo mundësi”, deklaroi agjenti i tij.

Për momentin Asensio nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij. Ai do ta bëjë këtë në fund të sezonit, pas një përballjeje me Florentino Perez. Spanjolli kërkon garanci teknike për të qëndruar dhe nëse ato nuk arrijnë, ai do të largohet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.04.2022 14:48