Ligji i ri dhe vonesat e pagave, Lindita Nikolla nuk merr pjesë në Kuvend
Pëlqej
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk mori pjesë në seancën dëgjimore, të kërkuar nga kryetarja e Komisionit të Arsimit,
Albana Vokshi.

Mësohet se ajo ka lajmëruar se sot do të ketë një takim të papritur me Ministrin e Kosovës.

Albana Vokshi tha se ministrja për të disatën herë po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çështjen kryesore përse ka shkelur ligjin për arsimin e lartë, duke mos nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të lartë.

Vokshi tha se për shkak të shpërdorimit të detyrës nga ministrja Nikolla pedagoget mbeten pa paga dhe të hënën ata u paguan nga tarifat e studenteve, jo se qeveria u be pjesë e zgjidhjes. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori