Ligji i ri anti-duhan, pas 23 gushtit gjoba për duhanpirësit
Pëlqej
Pas 23 gushtit, të gjitha subjektet private dhe institucionet publike duhe të përgatiten për të mos lejuar askënd të konsumojë duhan në ambientet e tyre të mbyllura pasi hyn në fuqi ligji i ri anti-duhan.

"Duke filluar nga 23 gushti nis rreptësisht zbatimi i ligjit. Nuk do ketë tërheqje, por do të ketë punë edhe nga gjithë inspektoriatet e tjera të ngarkuara me ligj për ta bërë atë të zbatueshëm. Të gjitha trupat inspektuese do njoftojnë bizneset, do njihen dhe me ligjin që përcakton se subjekti tregtar krahas logos ‘no smoking’ do njihet edhe me masat ndëshkuese që parashikon ligji" sqaroi kreu i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda.

Sipas tij, zbatimi i ligjit do të shoqërohet edhe me një fushatë promocionale dhe subjektet do të informohen në mënyrë të detajuar lidhur me ndryshimet e bëra. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror do të koordinojë punën me të gjitha inspektoriatet e tjera që funksionojnë në vend. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori