Ligji antiduhan, Rama: Do ulim konsumin edhe përmes rritjes së akcizës
Kryeministri Rama, me anë të postimit të radhës në Facebook paralajmëron rritjen më tej të akcizës së cigareve.

Rama ndër të tjera vlerëson zbatimin rigoroz të ligjit antiduhan, ndërsa e konsideron si inkurajues uljen e shifrave të konsumit të duhanit.

“Ulja e shifrave të konsumit të duhanit, një tregues inkurajues që do t’a përmirësojmë akoma përmes rritjes më tej të akcizës së cigareve".

"Edhe zbatimi rigoroz i Ligjit Antiduhan është pjesë e kësaj beteje të programuar për uljen afatgjatë të sëmundshmërisë nga konsumi i cigares”, bën më dije Rama. /albeu.com/


Shtuar më 01/10/2014, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori