Duhanpirja, ja “kurthi” për pronarët e lokaleve
Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka vendosur të forcoje grupet e kontrollit duke marrë edhe nga rrethet, për të shmangur familjarizimin e inspektorëve me pronarë të ndryshëm të lokaleve këtu në Tiranë.

“Ne nuk e mohojmë që ka subjekte që e shkelin këtë ligj. Jemi në ndjekje të problematikës. Mos të mendojë askush që është një vit zgjedhor dhe do të ketë tërheqje nga ana jonë si institucion. Përkundrazi, do të ketë shtim të punës sonë, pasi është një ligj në të mirë të shëndetit të popullatës dhe jo në dëm të tyre”, thotë Eltar Deda, kreu i ISHSH.

Një tjetër zgjidhje që mendojnë se kanë gjetur subjeket është rrethimi i ambienteve të jashtme, me plastmase apo materiale të tjera duke i konsideruar si ambiente që mund të lejohet duhanpirja.

“Është vërejtur që subjekte që kanë bare e restorante, ambiente të marra për shfreytëzim nga ana e tyre kanë filluar dhe i mbyllin me materiale të tjera që janë plastmase dhe e kryejnë funksionin e murit, ambientit të mbyllur këto subjekte nuk do të lejohen përkundrazi do të gjobiten sepse është e kundraligjshme”, thotë Deda.

Kreu i inspektoriatit thotë se çdo ditë gjobiten subjekte, madje ka pasur raste ku një subjekt është gjobitur dy herë brenda ditës për të njëjtën shkelje./albeu.com/
Shtuar më 21/01/2017, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori