Ditën e sotme Parlamenti zhvilloi sot seancën e
Kuvendit, por ajo që u vu re është fakti se edhe pse
ambient i
mbyllur një pjesë e deputetëve qëndruan fare pa
maska përfshirë këtu edhe vetë kryeministrin
Rama.
Kjo është thyerje flagrante nga të zgjedhurit e vendimit të ministrisë së shëndetësisë një ditë më parë, për mbajtjen e detyrueshme të maskave në çdo
ambient të
mbyllur.
Nënkryetarja e
Kuvendit, Vasilika Hysi u kujtoi deputetë se rrezikojnë gjobë për kapriçot e mosmbajtjes së maskës.
Në një kohë kur ata duhet të bëhen shembull për popullin, duket se ndodh e kundërta. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2020,
ora 15:22