Ligjet e Reformën në Drejtësi, Lu dhe Vlahutin, kokë me kokë me Metën e Xhafën
Parlamenti do të votojë nesër gjashtë ligjet që përbëjnë ReformënDrejtësi, por ambasadorët më të pushtetshëm në Shqipëri kanë vendosur që të mos ia lenë asgjë rastësisë apo vullnetit të partive politike. Kështu, Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë filluar takimet më funksionarë të rendësishëm në vend, persona kyç për ReformënDrejtësi siç janë Ilir Meta apo Fatmir Xhafaj.

Dyshja Lu dhe Vlahutin u takuan fillimisht me Metën sot paradite duke qendruar disa minuta në zyrën e tij për të kaluar më pas në një takim me kreun e Komisionit të Posaçëm për ReformënDrejtësi, Fatmir Xhafajt dhe sigurisht që fokusi i diskutimit ishte ligjet në fjalë, të cilat Partia Demokratike po përgatitet që t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. /Albeu.com/


Shtuar më 05/10/2016, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori