Ligjet, deputeti i PDIU thyen bojkotin
Pëlqej
Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini duket se nuk ishte njoftuar për vendimin e opozitës për të bojkotuar mbledhjen e Komisionit e Ligjeve. Në mbledhjen e zhvilluar dje Muhedini qëndroi pesë minuta më pas u largua.


Ndonëse mbledhja ishte parashikuar të niste në orën 10:00, ajo nisi në 10:30, kur nga sekretaria e Komisionit u njoftua fakti se ishin të pranishëm 15 deputetë të pranishëm nga 29 që janë gjithsej.Në mbledhjen e djeshme, veç deputetëve të Partisë Demokratike, nuk ishte i pranishëm edhe ish-deputeti i Partisë Republikane, Luan Duzha, i cili së fundmi është larguar nga kjo forcë politike dhe ka dalë i pavarur. Në mbledhje sipas gazetës Panorama nuk mori pjesë as kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili një ditë më parë deklaroi për gazetën se ishte kundër bojkotit dhe do të merrte pjesë në shqyrtimin e 30 neneve të projektligjit për masat kundër financimit të terrorizmit. Gjatë javës së kaluar deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj nuk morën pjesë as në dy mbledhjeKomisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe as në një mbledhjeKomisionit të Sigurisë. /albeu.com/


Shtuar më 08/10/2013, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori