Lidington: Te shqetesuar per vazhdimin e ngercit politik
Albeu.com
Britania është shumë e shqetësuar nga vazhdimi i ngërçit politik mes qeverisë shqiptare dhe opozitës. Kështu është shprehur Ministri britanik për Evropën, David Lidington në një intervistë për BBC-në në lidhje me situatën politike në Shqipëri.
"Kjo situatë po dëmton imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe ajo që është më e rëndësishme, po bllokon disa reforma jetike që janë në interes të popullit shqiptar. Britania vazhdon të mbështesë fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë, por që kjo përspektivë të përbushet, duhet vullnet politik si dhe shumë energji për të plotësuar kushtet e nevojshme në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian" theksoi Lidington.

Ai gjithashtu theksoi se Britania shpreson që forcat politike në Shqipëri të gjejnë një rrugëdalje nga ky ngërç pasi sipas tij është shumë e rëndësishme që dy apo tre forcat politike të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje që duhet mbështetur në parimin e transparencës dhe kushtetutshmërisë.
Shtuar më 29/07/2010, ora 04:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori