"Lidhu me çunat, afrohu me armë", izraelitët zbërthejnë bisedat në Whatsapp të Vis Martinaj
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Bllok, mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Prokuroria ka siguruar prova të reja për vrasjen që rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria me ndihmën juridike dhe inteligjencës izraelite ka zbuluar biseda në aplikacionet Whats app dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, Ervis Martinaj pasi i dërgon mesazh Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës që e pret tek “Monopol”, komunikon në ëhats app me pjesën tjetër të grupit ku i kërkon që të vijnë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut.

Për më tepër kamerat e sigurisë kanë filmuar kur protagonistët e masakrës futen në lokal dhe dalin të plagosur.

Nga akti i ekspertimit teknik-elektronik nr.11694, dt.02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestruar të arrestuarit Ervis Martinaj kanë rezultuar këto të dhëna me rëndësi për hetimin:

Në rrjetin ëhatsapp më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime
Ora 21.12 komunikon me numrin 0699***854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21.15 “afrohu në blllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.
Ora 21.16 komunikon me numrin 06821***16 regjistruar me emrin “San” me tekst “afrohu bllok”, “mer nej gje me vetr” dhe ora 21.45 “Ku je?”.

Në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik me emrin Boli është regjistruar numri 0699***854, ndërsa me emrin San numri 0682***816.

Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699***239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19:

– Ku je (shkruan E.Martinaj)
afrohu
– Po pres Olsin me ik me taku (shkruan Aldoo)
– Te local
– Ols
– Ols
– Mos bono
– Ca veni je

– Lidhu me cunat
– Afroh
– Me arm
– Ok
– Ndalo para lokalit arit
– Ok
– Erdhem
– Jam me Olsin
– Qunat po vin
– Po cunat
– Afroji
– Po sapo dalin nga shpija
– Ti ku je
– Un per 1 sekond aty
– Cunav te dyqani redit rrobave afroh
– A erdhe
– Po te lokali arit jam
– Ku
Po ashtu, rezulton një komunikim 18.58 e në vijim me kontaktin e regjistruar Aldoo ku bëhet fjalë komunikimi “marum me kret…të dyja…po ju dhashë për 3 cop…pse…edhe për 1 g…G kujt..ati me porch…”. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori