Lidhje me zyrtarë të lartë, arrestohet vrasësi serial në Vlorë?
Ditën e sotme policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas në Kropisht të Vlorës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Ndërkohë për këtë person një qytetar nga Vlora informon se kemi të bëjmë me një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili dyshohet se ka kryer një numër të lartë veprash kriminale, përfshirë dhe vrasjen e disa personave.

Personi në fjalë kërkon që ky rast të jetë në qendër të vëmendjes pasi krimineli mund të lirohet për shkak të lidhjeve që ka me zyrtarë të lartë.

Mesazhin e qytetarit vlonjat e ka bërë publik në facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se dyshohet lirimi i vrasësit serial për shkak të lidhjeve me narkozyrtarët.

Postimi i plotë i Berishës:

Arrestohet nje vrases serial ne Kropisht te Vlores.

Dyshohet lirimi i tij per shkak te lidhjeve te forta me narkozyrtare! Lexoni mesaxhin e qyteterit dixhital! Sb. Mirmbrema i nderuar e i respektuar.

Sote ne Kropishte te Vlores eshte Arrestuar i shum kerkuari nga pala greke dhe nga shteti Italian Fatjon Bardhok Isaraj i cili nga nderruar mbiemrin ne Niko Isaraj ,sote i jan gjetur ne banesen e tij 22kg kanabisativa dhe nje sër municionesh ne shtepin e tij ne kropishte

Do ti lutesha shum Policis se vlores qe ta verifikoj mire kete shtetas se ka ber seri vrasjesh ne itali e vjedhje ne greqi

Zoteria ne fjal eshte 36 vjec dhe zoteronte makinen e tipit te fundit Bmë x6 me te cilen trasportonte kanabis nga fshati ne vlore. Ju lutem respekte zoti Sali Berisha. Publikoje se mund ta lirojne mbasi ka miq te fort ne qeveri.

Shtuar më 27/10/2020, ora 20:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori