Lidhje me bandat? Zbulohet motivi i krimit të dyfishtë në Shkodër
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku një çift u ekzekutua në makinë në sy të djalit të tyre vetëm 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në makinën e tyre tip "Benz", me targë AA006HA, rreth orës 06:40.

Viktima është shtetasi Boran Bërçama, rreth 30-vjeç, i cili ka punuar në Komisariatin e Shkodrës si Inspektor Krimesh, e më pas u bë Inspektor Rendi.

Ai ka dhënë dorëheqjen në fund të vitit 2016 ndërkohë në mediat raportohet se 30-vjeçari njihej në Shkodër si eksponent krimi, pasi shoqërohej me grupe kriminale, shkruan mediat lokale.

Deklarata e policisë

Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit B. B. dhe bashkëjetuesja.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër, po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 15/07/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori