Lidhja e Tahirit me trafikun e drogës, Paloka drejtues i komisionit hetimor
Komisioni hetimor i propozuar nga opozita për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duket se është miratuar.

Komisioni do të ketë 11 anëtarë, ku PD do të ketë kryetarin e komisionit ndërsa do të jenë 6 anëtarë nga ana e mazhorancës.

Mësohet se kryetari i këtij komisioni është vendosur nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e ndërsa postin e nënkryetares së komisionit do ta mbajë deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Emra e anëtarëve nga ana e mazhorancës ende nuk janë zbardhur e ndërsa nga opozita janë Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslym murrizi dhe Endrit Brahimllari nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim. /albeu.com/


Shtuar më 05/03/2018, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori