E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
LIDHJA/ A fshihet bosi shqiptar i kokainës pas vrasjes së të "fortit" grek (VIDEO)
Mega operacioni “Impacto 444”, i cili u zhvillua në Ekuador dhe në Greqi, ku u bllokua një sasi prej 382 kg kokainë vijon të sjellë detaje të reja në lidhje me grupet kriminale që operojnë në këto shtete.

Nga ky operacion janë arrestuar deri tani 11 persona, ku mes tyre janë edhe dy vëllezër minortiarw nga Shqipëria, njëri mbahej si koka e të gjithë grupit.

Së funmdi këtë grup kriminal autoritetet e kanë lidhur edhe me vrasjen e biznesmenit grek Janis Makris, 46 vjeç, ku edhe ky i fundit njihej si "bosi" i kokainës në Australi.

Shtypi grek ka shkruar disa herë duke denoncuar aktivitetin e paligjshëm të 46-vjeçarit, por pas vrasjes, mediat australiane hodhën dyshime se vrasësi i biznesmenit mund të ishte një shtetas shqiptar.

Gjithashtu mediat greke hodhën aludime të forta se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare dhe si destinacion kishte Australinë.

Minoritari shqiptar i arrestuar, Ilia Papa, nëpërmjet dy grekëve Apostolis Leusis dhe Vasilis Spiridonakos bënte kalimin e kokainës për në Australi, por një konflikt me Janis Makris dyshohet se ka bërë që ky i fundit të ekzekutohet.

Pazaret e drogës dhe konkurrenca dyshohet si një ndër pistat kryesore, e cila ka çuar në ekzekutiminin e grekut 46-vjeçar.

Megjithatë hetimit po vijojnë dhe deri më tani gjithçka mbetet një aludim. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori