Lidhin pronarin, maskat grabisin me dhunë vilën 3-katëshe në Ksamil
Pëlqej
Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ksamil.

Burimë zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës ku persona ende të paidentifikuar, me maska në kokë dhe armë në dorë kanë dhunuar pronarin e banesës dhe kanë grabitur edhe vilën 3-katëshe në Ksamil.

Të maskuarit kanë hyrë në banesë, kanë lidhur personin me inicialet P. L., dhe më pas e kanë dhunuar.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2018, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori