Lideri politik i AKSH-së Gafurr Adili kërcënohet me atentat
Pëlqej
Albeu.com
Burime për agjencinë e lajmeve INA bëjë të ditur për organizimin e një atentati ndaj Gafurr Adilit, një nga liderët politik të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).Adili ka pranuar për agjencinë se është kërcënuar dhe ka njohuri për këtë, por sipas tij po vazhdojnë pistat e hetimit.

Sipas njoftimeve për INA, plani për realizimin e atentatit ishte përgaditur të kryhet në Tiranë, ku është edhe vendqëndrimi aktual i zëdhënësit politik të Frontit për Bashkim Kombëtr Shqiptar (FBKSH), në kuadër të së cilit është edhe AKSH.
"Jemi njoftuar për këtë paralajmërim dhe strukturat tona gjegjësisht Sigurimi Kombëtar Shqiptar(SKSH) po merren me hetime", ka theksuar për INA, Gafurr Adili.
Një nga pistat e dyshimeve nga burime brenda SKSH dyshohen strukturat e shërbimit sekret serb dhe qarqe greke që janë të pranishme në Tiranë.
"Kam deklaruar se nuk më trembin plumbat e armiqëve sllavo-grek.Lus zotin që ekzekutori të mos jetë shqiptar", ka theksuar Adili për agjencinë e lajmeve INA.
Burime pranë qeverisë së Kosovës thanë sot se këto kërcënime janë pjesë e skenarit për të destabilizuar rajonin në prag të përcaktimit të statusit të Kosovës.
Shtuar më 15/11/2007, ora 20:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori