Liderët shqiptarë në Maqedoni përshëndetën miratimin e rezolutës
Albeu.com
Liderët shqiptarë në Maqedoni, Ali Ahmeti, Menduh Thaci dhe Imer Selmani, menjëherë kanë përshëndetur votimin e rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovë.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se me votimin e kësaj rezolute është bërë një hap i madh në drejtim të ardhmërisë së Maqedonisë dhe Kosovës drejt synimeve për në NATO dhe BE.

“Me këtë rezolutë nuk ka fitimtarë dhe humbës. Me këtë rezolutë rritet besimi tek komuniteti shqiptar në Maqedoni. Maqedonia po ecë përpara dhe sa më parë midis dy vendeve tona të vendosen raporte ndërshtetërore. Ky është shprehje e vullnetit të mirë është në të mirë të zhvillimit për fqinjësi të mirë”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se edhe bashkëqytetarët serb që jetojnë në Maqedoni duhet të kuptojnë realitetin që po vendoset në Ballkan nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi menjëherë pas votimit deklaroi për gazetarët se Maqedonia me votimin e rezolutës për njohjen e Kosovës, fitoi standartet perendimore dhe vlerat perendimore.

“Është një hap i mirë për mirëbesimin midis shqiptarëve dhe maqedonasve. U arrit një konsensus i forcave që si proces të përmbyllet në mënyrë të suksesshme. Të gjithë që bën shantazhe në seancën parlamentare do të ngelin si aspekte komike të kësaj mbledhje”, deklaroi Thaçi.

Kryetari i partisë Demokracia e Re, Imer Selmani tha se ky është një vendim që ka të bëjë me një politikë që ka si synim ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike, fqinjësinë me Kosovën.

“Gjithë kjo politikë ka emëruesin e përbashkët SHBA, BE dhe NATO. Parlamenti mori një vendim të drejtë që ti propozoj qeverisë reozlutën për njohjen e pavarësië. Presim që edhe Qeveria këtë rezolutë ta jetësoj me një vendim formal për pranimin e pavarësisë dhe dy shtetet në rajon Kosova dhe Maqedonia të kontribojnë në investimin e paqes dhe arritjen e synimeve tona drejt strukturave evroatlantike”, deklaroi Imer Selmani. (ina-albeu)
Shtuar më 10/10/2008, ora 04:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori