Lideret shqiptare ne Ballkan kunder idese se diplomacise shqiptare per pavaresi te kushtezuar. Arben Xhaferri: Kosova te nderr
Albeu.com
Ministria e Jashtme shqiptare ka gabuar per ceshtjen e konceptit te statusit te Kosoves”. Keshtu ka deklaruar per nje te perditshme shqiptare Arber Xhaferi, kreu i PDSH te Maqedonise. Sipas tij ceshtja e statusit te Kosoves eshte me komplikuar sesa duket dhe mbi te nuk mund te merret Shqiperia por “fuqite e ashtuquajtura te medha”.Xhaferi vlereson se kerkesa e Kosoves per pavaresi nuk eshte nje pjelle e retorikes nacionaliste por eshte nje realitet qe ne 100 vjet serbet nuk arriten dot t’a zgjidhnin kete ceshtje.  “Por tani eshte radha e shqiptareve qe t”a zgjidhin njehere e pergjithmone”, shton ai. Lideri i PDSH ka shprehur verejtje per emrin e Kosoves duke e quajtur kete emer nocion sllav nderkohe qe sipas tij varianti i saj origjinal duhet te ishte Dardani.
Kunder deklarimit te diplomacise shqiptare per pavaresi te kushtezuar eshte shprehur gjate nje interviste ne nje televizion shqiptar edhe kryeparlamentari i Kosoves, Nexhat Daci. Ai ka vleresuar se keto qendrimet e diplomacise dhe qeverise shqiptare per pavaresi te kushtezuar nuk e ndihmojne ceshtjen e Kosoves ndersa ka vleresuar qendrimin e Presidentit shqiptar dhe parlamentit ne Shqiperi per pavaresine e Kosoves. Edhe kreu i opozites kosovare Hashim Thaci ka shprehur te njejtin qendrim duke shtuar se institucionet ne Shqiperi nuk duhet te flasin me qendrime te ndryshme per ceshtjen e Kosoves.
Nga Daniela Bonollari, BW
Shtuar më 01/11/2005, ora 18:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori