Librazhdioti merr benzinë dhe niset t'i verë flakën bashkisë
Një 45-vjeçar është vënë në pranda mëngjesim e sotëm në Librazhd, pasi Policia dyshon se ai është autorit të zjarrëvënies së derës të Bashkisë.

Policia njofton se ka idendifikuar dhe arrestuar në kohë rekord autorin e kësaj ngjarje, shtetasin Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Policia njofton se si pasojë e flakëve është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 20/09/2018, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori