Librazhdi, ndonëse një qytet i vogël për nga numri i popullsisë, në 24
orët e fundit ka rregjistruar më shumë
raste të infektuarish se Elbasani, qyteti më i madh i qarkut.
Librazhdi si pasojë e Covid humbi sot edhe drejtorin e Qendrës së Kulturës, Arianit Alliu, i cili u nda para kohe nga jeta.
Ky rast me gjasa do të raportohet në 24
orët e ardhshme nga Ministria e Shëndetësië.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Librazhdi sot numëronte 18
raste, dy më shumë se Elbasani dhe 6 më tepër se
Durrësi.
Kruja, pjesë e qarkut të Durrësit, është qyteti tjetër me popullsi me numër të lartë infektimesh, bazuar mbi numrin e popullsisë, plot 23. Por
Durrësi në 24
orët e fundit rregjistroi numrin më të lartë të viktimave, duke kaluar Tiranën.
MSH:
Në 24
orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 705
qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24
orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
386
raste në Tiranë, 43
raste në Gjirokastër, 28
raste në Korçë, 27
raste në Vlorë,
24
raste në Fier, 23
raste në Krujë, 21
raste në Shkodër, 20
raste në Berat,
18
raste në Librazhd, 16
raste në Elbasan, 14
raste në Lushnje,
10
raste në Kuçovë, 8
raste në Kavajë, 7
raste në Kolonjë, 6
raste në Durrës,
5
raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4
raste në Mallakastër,
3
raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2
raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.
Në 24
orët e fundit janë shëruar 528
qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24
orët e fundit, kanë humbur jetën 17
qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5
qytetarë nga
Durrësi, 4
qytetarë nga Tirana, 2
qytetarë nga Vlora, 1
qytetar nga Saranda, 1
qytetar nga Gjirokastra, 1
qytetar nga Fieri, 1
qytetar nga Kavaja, 1
qytetar nga Lezha, 1
qytetar nga Cërriku.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 17:29