Librazhd, del për gjah, humb jetën pas rënies nga shkëmbi
Dalja për gjah i ka kushtuar vdekjen një 50-vjeçari nga qyteti i Librazhdit. Sipas burimeve të policisë së këtij qyteti, 50-vjeçari nga fshati Letmi i komunës së Lunikut në qytetin e Librazhdit, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme, si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb, ndërsa kishte dalë për gjah.

Sipas policisë 50-vjeçari mendohet të ketë rrëshqitur nga një shkëmb pranë kullotës së fshatit, dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup duke hyrë në një gjëndje kome.

Mësohet se 50-vjeçari Burufi është dërguar më pas në spitalin e Librazhdit por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, 50-vjeçari Rrahman Burufi nuk mundi t`u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë që Policia e Elbasanit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori