Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Libia ndalon marinarët shqiptarë për transport të paligjshëm mallrash
Një anije shqiptare tregtare është ndaluar në Libi për transportpaligjshëm mallrash.

Anija ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën, por është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë, thuhet në buletinin e Rojes Bregdetare libaneze.

Mbrëmjen e kaluar anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar, teksa ishte në lundrim, u kap nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

Sipas njoftimit, anija shqiptare e drejtuar nga kapiteni malazez Marko Markoviç u ndalua pas dyshimeve për transportpaligjshëm të materialeve të ndërtimit, përfshirë edhe rërën.

Në përbërje të ekuipazhit prej 8 antarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla.

Përveç kapitenit dhe dy drejtuesit e tjerë, oficeri i parë dhe i dytë i anijes janë shtetas malazezë. Burime nga kapiteneria e Portit të Durrësit bënë të ditur se kjo anije ishte nisur bosh më 5 shtator nga porti detar i Durrësit drejt Portit të Zuaras në Libi ku dhe u kap, ndërsa fati i marinarëve mbetet ende i paqartë në një vend ku konfliktet e brendshme janë të ashpra. /TCH/
Shtuar më 16/09/2017, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori