Lezhë, zjarr në apartament, vetëm dëme materiale
Një apartament është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Lezhës.
Nga raportimet që bëhen nga policia zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati në lagjen “Besëlidhja” por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.


Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit i cili përbënte rrezik edhe për banesat e tjera të këtij pallati.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por mësohet se si pasojë e flakëve ka dëme të konsiderueshme materiale./albeu.com/

Shtuar më 09/11/2011, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori