Lezhë, u mbytën në Itali, sot ceremonia mortore
Nëna dhe dy fëmijët që humbën jetën nga përmbytjet që ndodhën gjatë tre ditëve të fundit në Xhenova në Itali do të përcillen për në banesën e fundit në fshatin e tyre të lindjes në Lezhë gjate ditës se sotme.

Kjo familje ka humbur humbi 3 pjesëtarë të saj, Shpresa, 28-vjeç si dhe dy vajzat e saj të mitura Xhoia dhe Xhonisa, përkatësisht 8 dhe 1 vjeç.

Familja Djala ka hapur dyert e zisë duke pritur vizita ngushëllimi, ndërkohë që trupat e mbërritën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe do të varrosen mesditën e sotme rreth orës 13:00.

Të afërmit e familjes Djala bëjnë me dije se bashkëshorti i Shpresës dhe njëkohësisht babai i dy vajzave të mitura ndodhet akoma në Itali në gjendje shoku, pasi mësohet se atij pa dijeni i është dhënë trupi i vajzave të vdekura në krahë në momentin e nxjerrjes së trupave të pajetë nga vendi i mbytjes, një hyrje pallati.

Tragjedia familjare e vdekjes së nënës shqiptare dhe dy vogëlusheve të saj, për shkak të fatkeqësisë natyrore të ndodhur me 4 nëntor në Genova ka tronditur mbarë opininon publik, por edhe fshtatin e vogël të Shënkollit të rrethit Lezhë./albeu.com/



Shtuar më 08/11/2011, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori