Vijojnë operacionet e opolicisë për sekuestrimin dhe asgjesimin e lëndëve
narkotike. Policia sekuestroi dhe asgjesoi të mërkurën në mbrëmje në fshatin Kthellë e Epërme, të Mirditës 920 rrënjë bimë
narkotike, të dyshuara si kanabis sativa.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë e qarkut të Lezhës bënë të ditur se 770 rrënjë
bime narkotike u gjetën të mbjella në një parcelë dhe 150 të tjera në një parcelë tjetër në fshatin Kthellë e
Eperme, të komunës së Kthellës, në rrethin e Mirditës. Sipas njoftimit zyrtar, zbulimi dhe asgjësimi i këtyre parcelave të mbjella me bimë
narkotike u bë si rezultat i monitorimit të territorit me helikopter. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013,
ora 10:45