Lezhe, qellohet per vdekje nje 25-vjecar
Albeu.com
Rikthehen sërisht vrasjet për këtë muaj, ku këtë herë është qëlluar për vdekje Fabion Nika, 25 vjeç, në qytetin e Lezhës. Sipas policisë së këtij qyteti mësohet se i riu është dërguar në spitalin e Lezhës ku ka marrë ...... ndihmën e parë mjekësor dhe më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka bërë kqyrjen e vendit si dhe ka sekuestruar me cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë e llojit TT dhe një gëzhojë. Ndërkohë që është hedhur edhe pista e parë për këtë vrasje ky sipas burimeve dyshohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e një grindje të çastit ku viktima, i cili ishte djali i një biznesmeni në Lezhë ka pasur një grindje me disa persona në gusht të vitit 2008, dhe në atë kohë policia ka bërë shoqërimin e 25-vjeçarit dhe më pas e ka lënë të lirë. Ndërsa mësohet se policia ka bërë identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje, por që për arsye hetimi nuk bëhen të ditura detaje më të hollësishme.
Shtuar më 23/07/2010, ora 10:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori